Ligjvënësit bullgarë do të testohen për koronavirus

Të gjithë ligjvënësit bullgarë do t’iu nënshtrohen testeve për koronavirus, pasi një anëtar i Parlamentit të Bullgarisë ka dalë pozitiv ndaj sëmundjes që e shkakton koronavirusi, COVID-19.
Lajmi u bë i ditur nga kryetarja e parlamentit, Tsveta Karayancheva.

Ligjvënësi që ka dalë pozitiv është Hasan Ademov, tha ajo.
Gjenerali Ventsislav Mutafchiiski, shef i Selisë Qendrore të Operacioneve Kombëtare të Bullgarisë, tha se Ademov është në spital, por nuk dha detaje të tjera.

Parlamenti bullgar, i cili përbëhet prej 240 anëtarësh, ka paralajmëruar mbledhje për buxhetin më 2 prill.

Nuk është ende e qartë nëse takimi do të mbahet sipas planifikimeve.

Deri më 31 mars, Bullgaria ka konfirmuar gati 400 raste të të infektuarve me koronavirus dhe tetë vdekje.

Bullgaria ka mbyllur shkolla, restorante dhe bare dhe ka kufizuar udhëtimin ndërkombëtar së paku deri më 13 prill, në përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit. /REL/

Related posts

AGIM VELIU: VJOSA OSMANI NUK KA VEND NË LDK

admin

Ekskluzive: Shkarkohet KURTI

admin

Hasani: Qeveria po e uzurpon pushtetin jashtëligjshëm

admin

Deputeti Haradinaj tymos duhan në ambiente të Kuvendit

admin

Pompeo siguron Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore: ShBA-ja mbetet partneri juaj në çdo hap të rrugës

admin

Anulimi i dasmave në Kosovë, reagon Labinot Tahiri: Nuk mund të kthejmë kapar, nuk ka asnjë virus

admin