Bie numri i viktimave nga koronavirusi në Itali në 24 orët e fundit

Sipas të dhënave të Mbrojtjes Civile Italiane në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë nga koronavirusi 727 persona, 110 më pak se dje. Lakorja e viktimave sot është në 5.8 për qind, më e ulëta që nga fillimi i pandemisë. Ndërsa në total personat që kanë ndërruar jetë për shkak të koronavirusit janë 13 155, më i larti në botë.

Rastet e reja në 24 orët e fundit kanë qenë 4 782, 729 më shumë se dje, rritje që ka ngritur edhe lakoren pas disa ditë stabilizim të të prekurve, ndërsa numri total i të prekurve aktual është 80 572. Të shëruarit sot kanë qenë 1 118, dje kanë qenë 1 109, vetëm 9 më shumë.

Related posts

Gjermani, propozime për heqjen e masave kufizuese

admin

Zelanda e Re zbaton fazën e dytë të rihapjes së bizneseve

admin

Sondazhi i ri: Biden në epërsi ndaj Trump

admin

Karantina, “ilaçi” më i mirë

admin

UNICEF paralajmëron për mundësinë e shpërthimit të fruthit

admin

KE: Nga 1 korriku të hapen kufijtë me vendet jashtë BE-së

admin