Xhejms, humb 7 mln dollarë për shkak të “Covid 19”

NBA është në pauzë, ndërsa Lebron Xhejms, sipas mediave në SHBA, për çdo ndeshje të pazhvilluar është duke humbur nga 366 mijë dollarë, ose rreth 7 milion dollarë deri në fund të sezonit të rregullt.

Ky nuk është ndonjë problem i madh kur merret parasysh pasurinë që ky basketbollist ka fituar gjatë karrierës së tij. Vetëm në periudhën nga viti 2003 e deri në vitin 2019, vetëm nga kontratat me Klivlendin, Majamin dhe Los Anxhelos Lejkers, Xhejms ka përfituar 245 mln dollarë.

Ndërkohë drejtuesit e NBA-së kërkojnë mënyra se si të shlyejnë pagesat për basketbollistët për këtë periudhë kur ata nuk zhvillojnë stërvitjet dhe ndeshjet në NBA.

Related posts

Zyrtare: Bundesliga pezullon kampionatin

admin

ATP dhe VTA: Tenisi pezullohet deri më 13 korrik

admin

Moderatorja e sportit i përgjigjet në këtë mënyrë ndjekësit të saj (FOTO)

admin

Premier Liga nuk mund të nis më 12 qershor?!

admin

Arsenali dhe Fiorentina me oferta për Bardhin

admin

Jan Oblak vendos rekord të ri në Spanjë

admin