Trump dhe Putin diskutojnë për situatën në tregun e naftës

Presidenti amerikan, Donald Trump dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, zhvilluan një bisedë telefonike gjatë së cilës u pajtuan se situata në tregjet e naftës nuk është në favorin të asnjërit vend.

Kremlini zyrtar njoftoi se të dy presidentët ranë dakord që zyrtarët rusë dhe ata amerikanë të energjisë, të vazhdojnë diskutimet për situatën e krijuar pas uljes së çmimit të naftës në nivel global.

Në këtë drejtim, presidenti Trump, të hënën, e ka quajtur si “çmenduri” luftën e çmimeve mes Rusisë dhe Arabisë Saudite.

“Padyshim, ka një pajtim se situata aktuale e tregut të naftës nuk është në interes të vendeve tona”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Peskov nuk pranoi të komentojë, kur u pyet, nëse të dy udhëheqësit kishin diskutuar për Arabinë Saudite gjatë telefonatës së tyre.

Në fillim të këtij muaji vendet eksportuese të naftës dhe Rusia dështuan të arrijnë një marrëveshje për të ulur prodhimin, gjë që ndezi një luftë të çmimeve midis Arabisë Saudite dhe Rusisë.

Situata e krijuar me pandeminë e koronavirusit, që çoi në uljen e kërkesës për naftë, gjithashtu kontribuoi në uljen e çmimeve.

Related posts

Jugkoreanët votojnë me maska dhe doreza

admin

Edhe Melania Trump testohet për koronavirus, rezulton ….

admin

Gjermani, planifikohet rihapja e mëtejshme të ekonomisë

admin

Frontex: Po shtohet numri i refugjatëve drejt Evropës

admin

Pse afroamerikanët janë më të rrezikuar nga koronavirusi?!

admin

Lajmi i madh për njerëzimin mbarë, mjekët irakien zbulojne ilaçin edhe vaksinën

admin