SHBA, një vaksinë për koronavirusin do të testohet në njerëz para shtatorit

Gjigandi farmaceutik amerikan Johnson & Johnson thotë se testimi tek njerëzit i vaksinës së tij eksperimentale për koronavirusin do të fillojë para shtatorit dhe se vaksina mund të jetë gati për përdorim nga fillimi i vitit të ardhshëm.

Kompania thotë se për krijimin dhe testimin e vaksinës ka angazhuar bashkë me Departamentin e Shëndetësisë, më shumë se 1 miliard dollarë. Sipas kompanisë, nëse provat tek njerëzit dalin me sukses, ajo mund të prodhojë më shumë se 1 miliard doza.

Johnson & Johnson parashikon që sasitë e para të vaksinës të përdoren për rastet më të rënda. Drejtori Ekzekutiv i Kompanisë Alex Gorsky tha për rrjetin NBC se deri tani shenjat tregojnë se vaksina eksperimentale do të jetë e efektshme. Ai tha se kompania planifikon të rrisë prodhimin e vaksinës në javët e ardhshme, me qëllim që të ketë gati disa qindra milion doza deri në mesin e vitit të ardhshëm dhe një miliard doza deri në fund të vitit 2021. /VoA

Related posts

73 të vdekur nga koronavirusi për 24 orë në Turqi

admin

SHBA, ndihmë prej 19 miliardë dollarësh për fermerët

admin

Gjermania pritet të miratojë plan ekonomik prej 822 miliardë eurove si pasojë e COVID-19

admin

Vozit 209 km në orë ‘për të ikur’ nga koronavirusi

admin

Belgjika hap shkollat në maj

admin

Trump dhe Pence dalin negativë në testin për Covid-19

admin