Pendohet Ozil: Më të zgjidhja Turqinë se sa Gjermaninë

Mesfushori gjerman, dy vite më parë , është kritikuar nga krerët e Futbollit të Gjermanisë, pas takimit me presidentin e Turqisë, Reçep Taip Erdogan, ndërsa ishte fishkëllyer edhe nga tifozët gjatë stërvitjeve para Kampionatit Botëror, ‘Rusi 2018’.

Ai nuk kishte bërë asnjë koment për takimin me Erdoganin në Londër, i cili asokohe kandidonte për t’u rizgjedhur president i Turqisë, ndërsa më vonë u sqarua në rrjete sociale, para vendimit për t’i dhënë fund paraqitjeve të tij me ‘Panzerat’.

”Gabimi më i madh në karrierë ka qenë që nuk luajta për Kombëtaren time të Turqisë. Tani e kam kuptuar se suksesi më i madh në jetë është të luash për kombin tënd, se sa të fitosh Botërorin me një kombëtare tjetër, e cila të shfrytëzon vetëm atëherë kur iu duhesh”, tha ai.

Gjatë karrierës me Gjermaninë, mesfushori ka regjistruar 92 paraqitje dhe ishte pjesë e skuadrës që e fitoi Kampionatin Botëror në vitin 2014.

Related posts

Orari i ndërlikuar për Real Madridin

admin

Kontratë të re për Fetel, me pagë më të ultë

admin

2 muaj pas ndarjes nga jeta, del në dritë surpriza e Kobe Bryant për të gjithë fansat

admin

Skuadra gjermane me ide brilliante gjatë pandemisë “Covid 19”

admin

Ronaldo s’ka të ndalur, vendos rekord të ri

admin

NBA, me “Skype” kërkohen basketbollistë te rinj

admin