Në hotelet në Kodrën e Diellit janë strehuar 154 persona në karantinë shtetërore

Në hotelet në “Kodrën e Diellit” dhe “Slavia” në pronësi të ELEM-it strehojnë 154 persona në karantinë shtetërore si pjesë e masave qeveritare për të parandaluar përhapjen e coronavirusit.

Akomodimi, sipas ELEM-it, është realizuar dje dhe sot, ndërsa kapacitetet e hoteleve janë të mbushura me qytetarë që u kthyen me fluturime të organizuara nga Vjena dhe Bazeli.

“Gjatë pranimit, personat u monitoruan dhe intervistuan nga një ekip mjekësor në Qendrën Klinike Tetovë, me praninë dhe ndihmën e vazhdueshme të Ministrisë së Brendshme.

Shpërndarja e ushqimit, ujit dhe produkteve të higjienës në dhoma bëhet nga stafi i “Elementours” në përputhje me procedurat dhe protokollet e përcaktuara”, thonë nga ELEM.

Related posts

“Kovid-19” – Shilegov shpalos masat e Qytetit të Shkupit

admin

Halk Bank do ta zëvendësojë Eurostandard

admin

Filipçe: Edhe 2 viktima nga koronavirusi në vend

admin

Sugareski: Nëse është e nevojshme do të ndalohet lëvizja mes qyteteve dhe fshatrave

admin

Mickoski iu drejtohet mjekëve: Përkulemi para punës dhe veprës suaj

admin

Rreth 2.300 qytetarë pritet që të kthehen në Maqedoni

admin