Këshilli i Sigurisë mblidhet në Vilën presidenciale “Vodno”

Në Vilën presidenciale në Vodno në orën 14 sot sërish do të mblidhet Këshilli i Sigurisë i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Krahas anëtarëve të përhershëm që formojnë këtë Këshill, me ftesë të Presidentit Stevo Pendarovski, do të marrin pjesë edhe shefit i Shtabit të Përgjithshëm të Armatës, Vasko Gjurçinovski, drejtori i Agjensisë së Inteligjencës, Erolld Musliu, drejtori i Agjensisë së Sigurisë Kombëtare, Viktor Dimovski, guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angelovska-Bezhoska, zëvendëskryeministrja përgjegjëse për Çështjet Ekonomike, Milla Carovska, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe ministrja e Financave, Nina Angelovska.

Me përfundimin e takimit, pritet që kreu i shtetit t’i drejtohet qytetarëve me fjalim, i cili do të transmetohet në kanalin në Youtube dhe në Facebookun zyrtar të Presidencës.

Takimi i fundit i Këshillit të Sigurisë u mbajt më 16 mars ku u vendos se nuk është e nevojshme shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme, e megjithatë dy ditë më vonë, më 18 mars, Presidenti shpalli gjendje të jashtëzakonshme, propozim ky i ardhur nga Qeveria. Maqedonia e Veriut ende është në gjendje të jashtëzakonshme për shkak të virusit korona.

Related posts

DAP: Rënia e të ardhurave në prill, mbi 38 %

admin

Pa energji elektrike nesër disa pjesë të Gjorçe Petrovit dhe Karposhit

admin

Kompanitë do të punojnë në ndërrime edhe gjatë orës policore, punëtorët duhet të marrin leje

admin

Filipçe apel qytetarëve: Qëndroni në shtëpi, do të shtrëngojmë masat

admin

Dimitrov: Historia t`i lihet historianëve, të merremi me të tashmen dhe të ardhmen

admin

Çelja e negociatave, Osmani: Ia dolëm sepse merituam

admin