Infermierja shqiptare në faqen e parë të gazetës: Të gjithë për të shpëtuar Italinë

Në Itali gjendja është kritike ndërsa të vdekurit numërohen me qindra çdo ditë.

Këtë herë në në faqen e parë të përditshmes italiane, “La Republica” ishte një infermiere shqiptare dhe tre koleget e saj.

Gazeta italiane i ka kushtuar një artikull falënderues dhe vlerësues Ornelës dhe vendeve të ndryshme që janë sensibilizuar me situatën e rëndë që ka prekur Italinë për shkak të pandemisë COVID 19, ku vetëm në Itali kanë humbur jetën mbi 10 000 persona.

Sipas gazetës, Ornela është në mesin e katër grave që së bashku përbëjnë një ekip të palodhur, vendosur në dhomën e urgjencës ku vijnë dhjetëra ambulanca çdo ditë.

“Katër gra nga e gjithë bota për një qëllim: të ndihmojnë pacientet e COVID-19 në spitalin e Cremona. Protagonistë të kësaj fotoje janë Bea dhe Ornela dhe Iolanda dhe Chiara”,- thekson “La Repubblica”.

Shqipëria ka dërguar dy ditë më parë 30 infermierë dhe mjekë në Brescia, një nga zonat më të prekura nga COVID 19, në shenjë solidariteti.

Related posts

Greqi, rihapen 63 000 biznese hoteliere dhe restorante

admin

22 vjeçarja shqiptare me Koronavirus tregon ditë pas dite se çfarë ndodhte me trupin

admin

‘Jetimat e Ballkanit’ ndihmojnë 50 familje në Klinë me gjëra ushqimore dhe higjienike

admin

Prishtinë, ende s’fillon seanca për shkak të kontrollit për koronavirus

admin

Prishet në orët e para të mëngjesit Teatri Kombëtar në Tiranë, tensione mes policisë dhe protestuesve

admin

Greqia përgatitet për turistët

admin