Covid-19, shkon në 9 numri i viktimave në Maqedoninë e Veriut

Alsat jozyrtarisht mëson se si pasojë e virusit Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë  jetën kanë humbur  edhe 2 persona. Deri më tani në Maqedoninë e Veriut janë shënuar gjithsej 9 raste të vdekjes si pasojë e virusit korona.

Deri dje në ora 12:00 në janë shënuar gjithsej 285 raste, prej të cilëve 12 janë shëruar.

Në ora 15:00, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe pritet të mbajë konferencë për shtyp do të informojë publikun për situatën me pandeminë në vend. Nga ministria e Shëndetësisë gjatë ditës së sotme njoftuan se prej sot, për shkak të rritjes së numrit të testimeve, statistikat ditore do të përmbajnë rastet e shënuara deri në orën 15:00.

Related posts

Përgjegjësia disiplinore për inspektorin nga Shkupi, përdori transmetimin e drejtpërdrejtë në facebook

admin

Bytyqi: Sistemimi i administratorëve, pas pandemisë

admin

Të dhënat statistikore për koronavirusin deri në mars të vitit 2020

admin

Hiqet transporti ndërurban dhe urban në Kumanovë dhe mbyllen një pjesë e shitoreve

admin

Filipçe: Komisioni do të propozojë nëse dhe kur do të ketë kushte për zgjedhje

admin

Filipçe: Në fund të javës do të diskutojmë për hapjen e kufijve

admin