​Në Itali 812 të vdekur për 24 orë

812 njerëz kanë vdekur sot në Itali si pasojë e koronavirusit, duke ngritur numrin e përgjithshëm të viktimave në 11.591.

Numri i të infektuarve të ri është 4,050 – gjithsej 101,739. Italia nuk ka regjistruar një numër kaq ‘të ulët’ të rasteve të reja që nga 17 marsi.

Gjithashtu, ka një numër të madh të të shëruarve në ditën e fundit – 1.590. Ky është numri më i lartë i të të shëruarve brenda një dite që nga shpërthimi i COVID-19.

Gjendja më e rëndë është në Lombardia me 42.161 raste ose 1.154 më shumë se dje. Në 24 orët e fundit, 458 vdiqën duke rritur numrin në total prej 6,818, derisa 22.198 njerëz u shëruan.

Qyteti më i goditur në këtë rajon është Milano, i cili regjistroi 154 raste të reja, me gjithsej 3.560,pasuar nga Brescia, Bergamo dhe Cremona.

Related posts

Gjermani, Merkel diskuton masat për pandeminë me kryeministrat e landeve

admin

Salvini vlerëson ndihmën e mjekëve shqiptarë

admin

Përhapet shpejt koronavirusi në Turqi, 21 të vdekur dhe 947 të infektuar

admin

Edhe Kryeministri britanik i infektuar me koronavirus

admin

KE-ja sot do të debatojë për zbutjen e masave restriktive në Evropë

admin

Gjermani, regjistrohen rreth 18400 raste dhe 53 viktima

admin