Prej sot në Poliklinikën Çair, ndërsa deri në fund të javës edhe në “Mlin Ballkan do të bëhen testime për Kovid 19

Testimi për koronavirusin prej sot në Shkup do të bëhet në Poliklinikën e Çairit, ndërsa deri në fund të javës edhe në Poliklinikën “Mlin Ballkan”. Edhe dy pika do të hapen në qytetet tjera të vendit.

Sistemi i caktimit në pikat e reja, që janë plotësim i 14 aktuale, do të mbetet sipas parimit të paraqitjes përmes mjekëve amë.

Komisioni nga Ministria, shtoi ministri, e ka kryer kontrollin në të gjitha, përveç në një institucion privat – në të dyja spitalet private “Zhan Mitrev” dhe “Sistina”, në laboratorin “Avicena”, gjatë ditës së nesërme në laboratorin “Bitpazar”, në bazë të së cilës do të bëhet plan për shfrytëzimin e këtyre kapaciteteve, ndërsa në Fondi tashmë punojnë në gjetjen e modelit të bashkëpunimit.

Filipçe përmendi se në pajtim me mendimin e epidemiologëve do të rritet numri i testimeve të nevojshme.

Sistemi për testime mobile është i gatshëm dhe ai do të fillojë të zbatohet ditëve në vijim.

Related posts

Angellovska: Interesat e kredive nuk falen askund

admin

Shqyrtohet masa shtesë për personat mbi 65 vjet dhe nën 18 vjet

admin

Spasovski: Kush nuk respekton masat e vetëizolimit, do të dërgohet në karantinë

admin

Shkelja e rregullave gjatë pandemisë, publikohen informacione për lëndët

admin

Covid-19, një viktimë dhe 46 raste të reja në vend

admin

Arritën pasaportat e Maqedonisë

admin