Pas 9 dite punë, vendoset spitali mobil në afërsi të Klinikës Infektive

Kreu i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov ka shpërndarë fotografi nga Spitali Mobil në afërsi të Klinikës Infektive në Shkup.

“Bashkëpunimi ndërinstitucional ka dhënë fryt. Më në fund po vendosim spitalin mobil në zonën e Qendrës Klinike. Në më pak se 7 ditë !!! Qyteti i Shkupit, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Mbrojtjes, institucionet me standarde botërore për përmbushje!!! Faleminderit punëtorëve.”, ka shkruar Shilegov.

Ndryshe, Spitali Mobil në afërsi të Klinikës Infektive do të ketë 130 shtretër ku do të trajtohen pacient me Covid-19, ndërsa punimet për montimin e tij kishin filluar me 21.03.2020 me rrënimin e objekteve rreth Klinikës./Alsat

Related posts

Ne MPB nje i punesuar me COVID 19

admin

Komuna e Tetoves me vendime te reja

admin

57-vjeçarja nga Kumanova pas vdekjes u diagnostikua me Covid-19

admin

Maqedonia në ditët në vijim do të goditet nga një valë e ftohtë

admin

Arrestohet një tjetër person nga Gostivari, hapi lokalin dhe u shërbeu klientëve

admin

Edhe këtë fundjavë ora policore do të nis nga ora 16:00

admin