Padi penale për një shkupjan i cili nuk e ka respektuar vetizolimin dhe ka infektuar shumë njerëz tjerë me koronavirus

Ministria e Punëve të Brendshme nesër do të ngrit padi penale kundër një personi, i cili edhe krahas deklaratës se do të qëndrojë në vetizolim, është takuar me shumë njerëz dhe i ka infektuar me koronavirusin Kovid-19.

Këtë sot në konferencën për shtyp e tha zëvendësministrja plotësuese e Punëve të Brendshme Sllavjanka Petrovska, duke theksuar se i dyshuari F.K. duke mos i respektuar dispozitat ligjore gjatë epidemisë ka bërë vepër penale me shkelje të dispozitave dhe urdhërave.

“I dyshuari më 8 mars rreth orës 13 minuta pas mesnate ka hyrë në VK Tabanovcë sipas dispozitave juridike dhe i njëjti menjëherë nga ekipi shëndetësor i Institutit për shëndet publik është njoftuar dhe informuar për vendimet e Qeverisë se është shpallur epidemia e Kovid-19. Dhe i njëjti është obliguar të qëndrojë në vetizolim me dhënie të deklaratës ku i është lejuar vetizolimi. I dyshuari në vend se t’i respektojë udhëzimet për vetizolim është sjellur në kundërshtim me vendimet e sjellura paraprake nga Qeveria me çka e ka shkelur Kodin Penal. Ai vazhdimisht është takuar me prindërit, vëllaun, shoqen e tij, ka mbajtur edhe takime në firmë, ndërsa më vonë vazhdon edhe me mosqëndrimin në vetizolim”, theksoi Petrovska.

Ajo ka informuar se policët e SP Karposh kanë biseduar me të akuzuarin me ç’rast ai ka deklaruar se nuk ka udhëtuar kohëve të fundit dhe me atë ka gënjyer se nuk ka pasur hyrje-dalje në shtetin tonë.

“Shkurtë, personi F.K. duke mos i respektuar dispozitat gjatë epidemisë duke vepruar në mënyrë joadekuate dhe të papërgjegjshme ka infektuar njerëz të tjerë dhe me atë ai e ka përhapur epideminë”, tha Petrovska.

Zëvendësministrja e MPB-së plotësisht ka informuar se policia disponon me informata se lejet të cilat janë dhënë për kompanitë private të cilat janë regjistruar për punë në ndërrimin e natës keqpërdoren dhe se policia do të hetojë.
Ajo theksoi se e palejueshme është individë, të papërgjegjshëm të përpiqen të luajnë me institucionet dhe porositi që ata do t’i marrin përgjigjet e këtyre institucioneve.

Related posts

Bajrami shpërndanë maska dhe mjete mbrojtjëse për policinë në Tetovë

admin

Pacienti nga Tetova i paralizuar, Filipçe: Nuk e dimë si mund të jetë infektuar

admin

KRRE-ja vendos sot për çmimet e reja të derivateve të naftës

admin

Gostivar, 18 persona ndodhen në vetizolim

admin

Ora policore, dënim për 4 persona nga Haraçina dhe një nga Saraji

admin

25-vjeçari përplas me makinë katër fëmijë, humb jetën fëmija 4 vjeç

admin