Nënkryetari i AAK-së mesazh VV-së: Me Facebook nuk fitohen zgjedhjet

Nënkryetari i AAK-së, Muharrem Nitaj, ka thënë që ndarja që sipas tij po i bëhet popullit është e rrezikshme.

Nitaj po thotë që thirrjet për tu respektuar vota e qytetarëve nuk duhet të jetë veç për ata që e votuan Vetëvendosjen por edhe për krejt të tjerët, shkruan gazeta inFokus.

“Ndarja e popullit ne ” Populli i VV-se dhe te tjeret” eshte e rrezikshme!

Prandaj thirrjet per tu respektuar vota e sovranit, duke nenkuptuar me kete vetem ate pjese te sovranit qe ka votuar per VV-ne, me se paku jane perçmim i pjeses tjeter te sovranit, qe ne rastin konkret rezulton te jete shumice!

Kete te drejte nuk e ka askush, e aq me pak mentoret e ekstremit te majte nga jasht!”, ka thënë Nitaj.

Ndërsa, ka thënë që zgjedhjet nuk fitohen me Facebook, e as nuk përmbysen Qeveritë, shkruan gazeta inFokus.

“Populli i ka votuar perfaqesuesit e tij dhe ata e perfaqesojne kete popull deri ne zgjedhjet tjera, dhe ata i perligjin zgjidhjet, qofte per qeveri te re, qofte per zgjedhje te reja!

Vota e cdo votuesi eshte e barabarte dhe ajo ipet ne zgjedhje e jo ne Facebook. Me kete te fundit as nuk mbahen e as nuk permbysen qeverite!

Demokracia parlamentare e ketij sistemi zgjedhor ne Kosove, i ka disa norma tjera te funksionimit!”./Gazeta inFokus/

Related posts

Thaçi takon Ramën në Tiranë: Kufijtë do të hapen tërësisht

admin

ALBIN KURTI EMËRON NË BORDIN E QKUK-SË NJERIUN E AFËRT TË TIJ DHE TË ARBEN VITISË

admin

Parlamenti Europian shpall votimet në tërësi: Shqipëria të përmbushë 15 kushtet

admin

MUSTAFA: MOCIONI DO TË VAZHDOJË NË KUVEND

admin

Greqia goditet nga një tërmet i fuqishëm prej 6.0 shkallësh

admin

Haziri thumbon kryeministrin Kurti: Duhet ta lëmë ta festojë me familje ditëlindjen e tij

admin