Mbreti i Tajlandës në karantinë me 20 femra

Mbreti i Tajlandës ka vendosur të izolohet në hotelin super luksoz në qytetin turistik gjerman Garmisch-Partenkirchen për shkak të rrezikut nga koronavirusi.

Mesa duket ai nuk ka preferuar të izolohet i vetëm dhe brenda hotelit ka marrë edhe 20 kubinat e tij të haremit.

Mbreti Maha Vajiralongkorn, ka marrë lejë speciale për të akomoduar edhe haremin e tij në hotelin të cilin e ka rezervuar të gjithin për vete.

Lajmin e ka publikuar tabloidi gjerman Bild, ku tregon se mbreti është i martuar edhe me 4 gra, por nuk dihet nëse ato e shoqërojnë në hotel.

119 persona nga stafi i tij janë infektuar me koronavirus dhe janë dërguar në Tajlandë. Nuk dihet ende sa do qëndroi mbreti në izolim.

Related posts

Shifra të frikshme edhe në Iran/ Numërohen më shumë se 3 mijë të vdekur

admin

“Nikotina nuk mbron nga koronavirusi”, OBSH-ja kundër studimit francez

admin

Pas 25 ditëve, regjistrohen dy raste të reja me koronavirus në Zelandën e Re

admin

Covid-19, lirohet nga burgu diktatori që vrau mijëra njerëz

admin

Spanjë, 288 të vdekur nga COVID-19, bilanci më i ulët që prej 20 marsit

admin

​Në Itali 812 të vdekur për 24 orë

admin