Kryeministri kanadez sikur Kurti – nuk pranon që ushtria të del në rrugë shkaku i koronavirusit

Kryeministri i Kosovës që tash është në detyrë, Albin Kurti, nuk pranoi propozimin e Presidentit Hashim Thaçi që të nxjerr ushtrinë në rrugë, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Kjo me arsyen se ende nuk është koha për këtë gjë dhe se duhet të shtjerrën masat tjera, para se të vihet deri tek ushtria, shkruan gazeta inFokus.

E ushtrinë, nuk ka pranuar që ta qes në rrugë, as kryeqeveritari kanadez, Justin Trudeau.

Të gjitha 10 provincat kanë deklaruar gjendjen emergjente dhe kanë urdhëruar qytetarët që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, derisa numri këtë të diele, i të infektuarve u rrit nga 5 mijë e 655 në 6 mijë e 280, ndërsa numri i vdekjeve u bë 63 nga 61 sa ishin.

“Ne jemi të gatshëm për të gjitha situatat. Sigurisht, kanadezën e dinë shumë mirë që anëtarët e ushtrisë janë gjithmonë të gatshëm t’iu ndihmojnë, kurdo që kanë nevojë”, tha Trudeau.

“Tani për tani, askush nuk ka bërë kërkesa specifike the nuk ka ndonë plan që të realizohet ndonjë operacion në Kanadë nga forcat e armatosura”, tha Trudeau./Gazeta inFokus/

Related posts

​U infektua me koronavirus, biznesmenia rrëfen dhimbjet e padurueshme: Diçka brenda meje po më lëndonte veshkat

admin

Haber: SHBA-ja e mbron sigurinë transatlantike, e jo Gjermaninë

admin

Kthehen 118 shtetas nga Mallta, pritet kthimi të tjerëve nga Kroacia

admin

COVID-19, rritje dramatike e rasteve në Brazil

admin

Koronavirusi, kreu britanik i shëndetësisë: Jemi në rregull nëse vdesin më pak se 20,000

admin

Mijëra vetë protestojnë në Gjermani kundër masave të qeverisë për kufizimin e jetës publike

admin