Kontratë të re për Fetel, me pagë më të ultë

Skuadra e Ferarrit është e gatshme që të vazhdojë bashkëpunimin me Sebastian Fetelin për edhe një vit, mirëpo me pagë më të ultë se 40 mln euro.

Sipas “Sky Italia”, pas shtyerjes së garës në Australi, skuadra nga Maranello i ka ofruar kontratë të re pilotit gjerman për edhe një vit, me kushte më të ulta financiare nga ajo aktuale.

Ndërkohë, skuadra italiane arriti që të vazhdojë bashkëpunimin me Sharll Lekler deri në vitin 2024, pasi që piloti i ri kishte sezon më të mirë se piloti gjerman.

Në rast se Fetel refuzon këtë ofertë, atëherë Ferarri do të mundohet që të angazhojë Daniel Rikiardon nga Reno, ndërsa nuk anashkalohen Karlos Sainz nga Meklaren dhe Antonio Xhovinazi nga Alfa Romeo.

Related posts

Përqindja e pritjeve, Strakosha i treti në Evropë

admin

Legjendat e Barcelonës duartrokasin Messin me shokë për vendimin e marr për ulje të pagës

admin

Rikthehet futbolli, mësohen datat e ligave kryesore

admin

Suarez paralajmëron rikthimin: Kur Barcelona të kthehet në veprim, unë do të jem gati të luaj

admin

Solskajer mendon largimin e disa lojtarëve gjatë verës

admin

Anulohet sfida Nurmagomedov – Ferguson

admin