Kina raporton rënie të numrit të të infektuarve me virusin korona

Kina raportoi për rënie të numrit të rasteve të reja me koronavirus – për të katërtën ditë me radhë.

Autoritetet shëndetësore atje thanë se të hënën janë shënuar 31 raste të reja, prej të cilave 30 janë importuar.

Sipas Komisionit Kombëtar Shëndetësor, shifra paraqet rënie për 45 për qind, krahasuar me një ditë më parë.

Autoritetet po ashtu thanë se kanë regjistruar katër viktima të reja nga koronavirusi, të cilat e çojnë në 3,304 numrin total të tyre, transmeton REL.

Kina është vendi i origjinës së koronavirusit, ku rastet e para janë shfaqur në fund të vitit të kaluar.

Që atëherë, ato janë përhapur në mbi 150 vende të botës dhe aktualisht numrin më të madh të të infektuarve e kanë Shtetet e Bashkuara, me mbi 143,000 raste.

Sëmundja që e shkakton koronavirusi, COVID-19, ka marrë mbi 34,000 jetë njerëzish në botë.

Numrin më të madh të viktimave e bartin Italia dhe Spanja.

Related posts

OKB: 74 milionë arabë përballë mungesës së larjes së duarve

admin

​Indi, policia gjen 18 punëtorë në një mikser betoni

admin

Shtëpia e Bardhë: Amerikanët të përgatiten për një javë shumë të vështirë

admin

Izraeli regjistron numrin më të madh të rasteve të reja me COVID-19

admin

Luksemburgu hap kufirin me Gjermaninë

admin

Masat kufizuese në Los Anxheles zgjaten deri në fund të korrikut

admin