Flamuri i Maqedonisë së Veriut ngritët para selisë së NATO-s

Flamuri i Maqedonisë së Veriut tashmë është ngritur në selinë e NATO-s në Bruksel, me çfarë edhe u shënua aderimi i vendit tonë  në Aleancën Veriatlantike. Pas ceremonisë, kryeministri teknik Oliver Spasovski tha se vendi po i bashkëngjitet Aleancës më të fuqishme të sigurisë.

“Flamuri i Maqedonisë së Veriut është simbol i sigurisë dhe prosperitetit të vendit tonë. Me të vërtetë ne sot po zhvillojmë një betejë tjetër , betejë me virusin korona por për një moment do të ndalemi dhe do të festojmë. Sot është një ditë që do të mbahet mend, ditë e historisë, ditë kur flamuri ynë iu bashkëngjit atyre të aleancës veriatlantike. Aleancës më të madhe të sigurisë në historinë e njerëzimit”, tha mes tjerash Spasovski.

Related posts

Mbahet seanca e radhës e Qeverisë, a do të ketë lehtësime të masave?

admin

Spasovski: Të punësuarve në MPB do t’iu paguhet paga bonus e mbetur për vitin 2017 dhe 2018

admin

Zaev kërkon dorëheqjen e Çulevit: Duhet të ketë përgjegjësi për tubimet në Strugë

admin

Deskoska: T’i tejkalojmë rreziqet nga epidemia dhe me sukses t’i implementojmë reformat në gjyqësi

admin

Pendarovski: Të frikshme fotografitë e spitaleve italiane, kjo është një betejë e përbashkët

admin

MPB: Regjistrohen 639 shjelje për mos-mbajtje të maskës mbrojtëse

admin