Dastid Pallaska thotë që as Vetëvendosje nuk i beson interpretimit të tyre të Kushtetutës

Vetëvendosje, partia e Kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, po thotë që pas rrëzimit të Qeverisë, Kushtetuta nuk e lejon asnjë zgjidhje tjetër, përpos zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Por, me këtë konstatim si duket nuk po pajtohet Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili edhe do të ftoj partitë politike për të diskutuar për Qeverinë e re, shkruan gazeta inFokus.

E njohësi i ligjeve, avokati Dastid Pallaska, po thotë që as Vetëvendosje, nuk i beson interpretimit të tyre.

Po të besonte në “argumentet kushtetuese” tê Kryeministrit në ikje, Lëvizja Vetëvendosje nuk do të kërcënonte vendin me trazira të dhunshme e “vëlla-vrasje” nëpërmjet zyrtarëve të vet.

Kushtetuta dhe dhuna e përjashtojnë njëra tjetrën!”, ka shkruar Pallaska./Gazeta inFokus/

Related posts

Zhvillime të reja, Vjosa Osmani thërret konferencë për media

admin

Vdes aktorja e madhe, Leze Qena

admin

Osmani: Shpresoj që BE-ja ta dëgjojë thirrjen tonë të zëshme për vizat

admin

Kosovë, qeveria ndryshon orarin e kufizimit të lëvizjes së qytetarëve

admin

LAJMI I FUNDIT: LDK inicion mocionin e mosbesimit për rrëzimin e Qeverisë Kurti

admin

Dialogu Kosovë-Serbi, ndër sfidat e para të qeverisë Hoti

admin