Vdes shqiptari i parë në Amerikë nga coronavirusi

Andre Ljuljovic është shqiptaro-amerikani i parë që ka humbur jetën nga koronavisuri në SHBA.

Djalë emigrantësh shqiptarë, ai ishte i ri në moshë, kurse tetorin e vitit të kaluar kishte bërë dasmën për t’u martuar me Janet Gazivoda.

Ky shënon jo vetëm rastin e parë të vdekjes në komunitetin shqiptar, por edhe një shembull se sëmundja nga ky virus po godet edhe mosha të reja.

Përveç familjarëve dhe miqve, vdekja e tij ka pikë lluar edhe komunitetin e shkollës së mesme, në Archbishop Stepinac, në White Plains, ku e kanë njohur si nxënës e si atlet të fuqishëm në ekipin e futbollit amerikan të shkollës.

Shumë miq të tij janë shokuar nga humbja e papritur dhe po e kujtojnë në rrjetet sociale në internet.

Westchester, zona ku ndodhet White Plains, ka qenë një nga vatrat e para kryesore të përhapjes së koronavirusit, në New York. /Illyria/

Related posts

Laurentis: Bisedojë vetëm për ofertat 100 milionëshe

admin

Arabia Saudite ekzekuton sulmuesin e tre valltareve

admin

Koronavirusi po e sjell një të mirë – pastrimin e ajrit në botë

admin

BE-ja përshëndet marrëveshjen për zgjedhjet

admin

Nju Jork, sindroma e rrallë tek fëmijët me koronavirusin

admin

Putin po fsheh numrin e viktimave nga koronavirusi”, arrestohet mjekja që sfidoi Qeverinë ruse

admin