Pse shumë njerëz po konsumojnë kafe me limon

Shumë njerëz pinë kafe çdo ditë, e cila pavarësisht se është provuar që nuk ka ndonjë efekt në kreativitet, rrit përqendrimin

Limoni nga ana tjetër, është një agrum i pasur me vitaminë C dhe antioksidantë dhe kjo është arsyeja pse është përdorur gjerësisht prej shekujsh. Po sikur t’i bëjmë bashkë?

Disa janë të mendimit se është një kombinim i pazakontë, ndërkohë që të tjerë besojnë te përfitimet shëndetësore, që mesa duket arrijnë të tejkalojnë edhe shijen e çuditshme.

Po shkenca çfarë thotë?

Pretendimi i parë: Ndihmon në shkrirjen e dhjamit

Shkenca: As limoni dhe as kafeja nuk e shkrijnë dhjamin. E vetmja mënyrë që mund të djegë yndyrën e padëshiruar është duke konsumuar më pak kalori dhe duke djegur më shumë prej tyre. Pra, ky pretendim nuk është i vërtetë.

Ka studime që thonë se kafeina mund të stimulojë indin dhjamor, por kjo lidhet me kafeinën në kafe, jo me përzierjen e saj me limonin.

Pretendimi i dytë: Lehtëson dhimbjen e kokës

Shkenca: Një hipotezë thotë se kafeina në kafe ka një efekt që shtrëngon enët e gjakut dhe zvogëlon rrjedhën e gjakut në kokë, gjë që lehtëson dhimbjet. Hulumtimet sugjerojnë që kafeina mund të përforcojë efektet e ilaçeve për dhimbjet e kokës dhe migrenës.

Hipoteza të tjera thonë se kafeina mund të veprojë mirë duke u shoqëruar me çokollatë ose agrume. Megjithatë pirja e kafesë me limon mund të lehtësojë ose përkeqësojë dhimbjen e kokës. Me gjasë, kjo varet nga sasia e kafeinës, jo përzierja kafe-limon.

Pretendimi i tretë: Përmirëson lëkurën

Shkenca: Hulumtimet thonë se përmbajtja e antioksidantëve në kafe dhe limon mund të kenë përfitime në lëkurë, kështu që ka një copëz të vërtetë ky pretendim. Megjithatë sërish mund t’i keni përfitimet e kafesë dhe limonit duke i konsumuar veçmas.

Përmbledhje: Nëse dëshironi përfitimet e kafesë dhe limonit, mund t’i merrni pa qenë nevoja t’i bashkoni. Megjithatë nëse ju tërheq shija, nuk ka asnjë problem.

Artikulli është përshtatur nga Healthline, një website amerikan për shëndetin, i konsideruar si një nga website-t më të besuar në botë.

Related posts

Behuni të vëmendshëm ndaj dozave të kafesë që konsumoni gjatë ditës

admin

Puna në kopsht ndikon pozitivisht në shëndetin mendor dhe fizik

admin

Stresi, simptomat që nuk duhet të injoroni dhe ndikimi në organizëm

admin

Uthulla e Hudhrës Kundër Peshës së Tepërt – Si Ta Përgatisni

admin

7 hile që ju ndihmojnë të kurseni sa hap e mbyll sytë

admin

Brenda shtëpisë së familjes Clinton në Washington FOTO

admin