Marrëveshja Di Maio – Rama, 30 mjekë shqiptarë nisen në Bergamo

Tridhjetë mjekë shqiptarë do të arrijnë në Itali të Shtunën pasdite për të mbështetur vendin fqinjë në urgjencën e Coronavirus.

Mjekët do të zbresin pasdite në Romë, por të gjithë do të operojnë në Bergamo, qyteti më i prekur, ku do të transferohen, shkruajnë mediat italiane.

Dërgimi i personelit shëndetësor është rezultat i një bisede që u zhvillua të Premten në mes të Kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe Ministrit të Jashtëm Luigi Di Maio dhe ndjek linjën e tërhequr nga Farnesina për kërkimin e solidaritetit dhe ndihmës ndërkombëtare – siç ndodhi tashmë me Kinën dhe Rusinë, për shembull – për të dalë nga faza kritike.

Mjekët do të qëndrojnë në Itali për një muaj dhe do të paguhen nga qeveria shqiptare. Kryeministri Rama tha se “ai nuk mund ta shihte dot Italinë në vështirësi” dhe foli për ndihma sepse “ne e duam Italinë”. 

Di Maio do të shkojë vetë në aeroport për të mirëpritur mjekët shqiptarë.

Related posts

Miriam Cani ka hapur albumet e vjetra, postoi një fotografi të para 13 viteve me Albanin

admin

Serbia nis 4.000 tonë miell drejt Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi

admin

Limaj kërkon që Kushtetuesja ta nxjerrë vendin nga kjo situate

admin

Arben Gashi “kapet“ me përkrahësit e Albin Kurti

admin

Veseli: Kush bënë thirrje për vëllavrasje, nuk do të ketë vend në Kosovë

admin

Veliu: Ata që po përhapin lajme të rreme dhe panik për coronavirusin do të përgjigjeni para ligjit

admin