Kuvendi fillon hetimet për “seksin gjatë përkthimit” më 8 mars

Në një video të shkëputur nga seanca e Kuvendit të Kosovës më 8 mars, për Ditën Ndërkombëtare të Gruas, gjatë përkthimit u vërejt diçka e pazakontë.

Aty lëshoheshin zëra të çuditshëm, dersia në një moment ndëgjohet edhe duke e thirrur një emër “Baton”, shkruan gazeta inFokus.

E për këtë video që u bë virale, tashmë Kuvendi i Kosovës, ka filluar edhe hetimet për të parë se çka në të vërtetë ndodhi.

Këtë e kanë treguar në një përgjigje nga institucioni më i lartë legjislativ në Kosovë, shkruan gazeta inFokus.

“Në seancën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, të datës 9 mars 2020, në mungesë të përkthyeses zyrtare të gjuhës turke (për shkaqe shëndetësore), Grupi Parlamentar 6+, në mirëkuptim, ka angazhuar për përkthim nga gjuha turke në atë shqipe dhe anasjelltas një të angazhuar në grup.

E njëjta, në këtë angazhim jashtë punës së saj të kontraktuar, ka përkthyer me kapacitetin e saj.

Duke pasur parasysh se një videoxhirim nga seanca është bërë viral në media online dhe rrjete sociale, i nxjerrë jashtë kontekstit, Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit të Republikës së Kosovës ka kërkuar nga organet kompetente të zhvillojnë hetime përkatëse për vlerësimin e gjendjes faktike”, thuhet në këtë përgjigje./Gazeta inFokus/

Related posts

Presidenti i rajonit të Lombardisë pret ekipin e mjekëve shqiptarë

admin

​Edhe 7 raste të reja me koronavirus në Kosovë, të gjitha nga Malisheva

admin

Nora Istrefi edhe kuzhiniere e shkëlqyer, përgatitë tavë me speca të mbushur

admin

Kosovë, 29 raste të reja me koronavirus

admin

Këshilltari i Kurtit paralajmëron padi për shpifje ndaj Ramush Haradinajt

admin

RASTI I FUNDIT ME KORONAVIRUS NGA PODUJEVA – KISHTE ARDHUR PARA DY JAVE NGA ITALIA

admin