Hekuran Duka falënderon qytetarët e Dibrës për sjelljen e tyre gjatë krizës

Kryetari i Komunë së Dibrës, Hekuran Duka i cili udhëheq me Shtabin operativ komunal falëneroi qytetarët për sjelljen e tyre duke thënë se vetëm me respektim të rreptë të masave dhe rekomandimeve mund të tejkalohet kjo gjendje.

“Deri 28 mars u morën 210 teste për coronavirus në Dibër dhe Qendër Zhupë. Rezultate kemi për 191 teste prej të cilave 45 janë pozitiv. Për fat të keq, dy persona humbën jetën. Për 19 persona ende nuk ka rezultate. Presim nga spitalin e Dibrës të vinë gjinekolog, anestezolog dhe teknicientë mjekësor të trajnuar për sëmundje infektive”, tha Duka, njofton Telegrafi Maqedoni.

Pas shkuarjes së 166 shtetasve nga Maqedonia që ndodheshin në Dibër gjatë shpalljes së gjendjes së krizës, Duka tha se këto ditë do të shkojnë edhe shtetasit e huaj që ndodheshin te banjat e Dibrës.

Ndryshe, MPB tha se gjatë 24 orëve të fundit nuk janë regjistruar tubime qytetarësh në vende publike dhe nuk ka prishje të rendit dhe qetësisë publike./Telegrafi/

Related posts

Filloi lehtësimi i masave

admin

VMRO-ja mbetet në qëndrimin se shëndeti i qytetarëve është primar

admin

Kryeministri suedez, Loven: Do të regjistrojmë mijëra të vdekur

admin

Moti sot me diell dhe vranësira mesatare, temperatura deri më 25 gradë

admin

Covid-19, policia gjermane zbulon parukeri nëntokësore!

admin

Inspektorët në terren! Mbyllen 22 restorante, gjoba për tregtarët për rritje të çmimeve

admin