Covid-19, mjekët e infektuar apel për mbrojtje

Kjo është fotografia e bërë në Klinikën Infektive të Dibrës, para se dy mjekët dhe dy infermieret të infektohen në linjën e parë të frontit. Porosia ndaj qytetarëve “Ne jemi në punë – Ju rrini në shtëpi” nuk vlen më as për Anife Lleshin, e cila rezultoi pozitiv me CoVid-19. Ajo tani po lufton për shëndetin e saj dhe familjes që është e izoluar.

Me të thënë të drejtën është pak rëndë sepse unë jam nënë e dy fëmijëve. Nuk mund të rrinë larg nga unë dhe është pak shqetësuese. Ne nuk mund të lëvizim fare nga shtëpia, policinë i kemi tek dera, familjarët angazhohen që të na sjellin gjëra, për të cilat kemi nevojë çdo ditë -deklaroi Anife Lleshi, Infermiere nga Dibra.

Infermierja dibrane iu bënë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rekomandimet pasi që CoVid-19 nuk është një grip i zakonshëm. Ajo tha se mburojat e vetme kundër virusit korona mjekët tanë i kanë dorezat dhe maskat. Lleshi iu bënë apel edhe autoriteteve që të mbrojnë mjekët.

Vazhdimisht kemi pasur kontakt me pacientë, jemi mbrojtur deri në maksimum. Kur u sëmurëm ne të shëndetësisë çka mbeti për të tjerët. Ne ishim me maska me dorëza, i kemi respektuar të gjitha dhe erdhi momenti prapë ne u infektuam – tha Anife Lleshi, Infermiere nga Dibra.

Ndërkaq, nga Instituti i Shëndetit Publik thonë se mund të preken të gjithë. Por në rast se infektohen me virusin Korona, pacientët më të rrezikuar për komplikime shëndetësore janë ata me sëmundje të mushkërive, zemrës dhe të prekurit nga tumoret, të cilët janë në kimioterapi.

Me sëmundje pulmonare ka gjithsej 40.073 raste, ose 193 persona në 10 mijë banorë.
Me sëmundje kardiovaskulare gjithsej 35.001 raste, ose 168 persona në 10 mijë banorë.
Me sëmundje onkologjike ka gjithsej 30.486 raste, ose 146 persona në 10 mijë banorë – njoftojnë nga Instituti i Shëndetit Publik.

Sipas të dhënave të ISHP-së në vendin ka gjithsej 105,560 pacientë me sëmundje kronike, ose 507 persona në 10 mijë banorë.

Related posts

Ohër, banorët kundër mysafirëve të ardhur nga Shkupi

admin

Zaevi del për herë të dytë negativ ndaj Kovid-19

admin

Orë policore nga ora 21 deri në ora 6

admin

SHBA-të urojnë Maqedoninë e Veriut për anëtarësimin në NATO

admin

Moti me vranësira dhe reshje shiu e dëborë

admin

Mjekët, policët e gazetarët, më të rrezikuar nga virusi

admin