Bruno Mars dhuron një milion dollarë për punëtorët që humbën punën gjatë periudhës së coronavirusit

Fituesi i çmimeve “Grammy”, Bruno Mars, i cili ka qenë interpretues në teatrin “Park MGM”, njoftoi së fundmi se ai ka dhuruar një milion dollarë në Fondacionin MGM Resorts Foundation për të mbështetur punonjësit e MGM të prekur ekonomikisht nga pandemia globale.

Një përfaqësues i shtypit për këngëtarin Mars thotë: “Njerëzit në MGM i kanë dhënë Bruno Marsit mundësinë e rrallë për të qenë në gjendje të koncertojnë vazhdimisht ndërsa ai është në procesin krijues të punës në albumin e tij të ardhshëm. Me mbylljet e sektoreve private në të gjithë Las Vegasin, Bruno dëshironte të tregonte vlerësimin e tij për punonjësit e mahnitshëm që ndihmojnë për t’i bërë këto shfaqje të mundshme me shpresë se të gjithë do të jemi jashtë kësaj situate dhe do të argëtohemi përsëri shumë shpejt”, shkruan HospitalityNet.

Paratë do të shkojnë drejt Fondit të Grantit të Urgjencës së Punonjësve, Fondacioni MGM Resorts & Fondit të Mbështetjes Mjekësore për Fëmijë, i cili është krijuar për të ndihmuar punonjësit e MGM dhe familjet e tyre të menjëhershme me ndihmë afatshkurtër gjatë vështirësive dhe emergjencave të papritura. Fondi i Grantit gjithashtu mund të sigurojë ndihmë për lehtësimin nga katastrofat për punonjësit e pushuar ose ata që për një arsye ose tjetrën e kanë humbur vendin e punës, kompensimi i të cilëve është pezulluar ose përfunduar si rezultat i një ngjarje të jashtëzakonshme që ndikon rëndë një komunitet në të cilin MGM Resorts zhvillon biznes, siç është COVID -19, një krizë momentale kjo e shëndetit publik.

Bruno Mars (Foto: Michael Loccisano/Getty Images/Guliver)

“Ne e konsiderojmë Bruno Marsin si pjesë të familjes MGM dhe vlerësojmë atë që ai po bën për të ndihmuar punonjësit tanë dhe familjet e tyre gjatë këtyre kohërave të pasigurta”, tha Bill Hornbuckle, Ushtrues i Drejtorit të Përgjithshëm dhe President i MGM Resorts International. “Kohët e fundit kemi zgjeruar kërkesat e përshtatshmërisë për fondin për të ndihmuar sa më shumë punonjës që mundemi të ndikuar nga kriza, dhe ky dhurim do të na ndihmojë të zgjerojmë arritjet tona edhe më tej”.

Por çfarë është MGM Resorts Foundation?

Qëllimi i fondacionit MGM Resorts Foundation është mbledhja dhe shpërndarja e parave dhe aseteve të dhuruara nga punonjësit e MGM Resorts International për ndihmën dhe mbështetjen e programeve, agjencive ose organizatave jofitimprurëse të kualifikuar të komunitetit, të përcaktuara ekskluzivisht nga punonjësit e MGM Resorts. Fondacioni gjithashtu mbledh dhe shpërndan donacione të bëra nga një bazë e gjerë donatorësh për të mbështetur aktivitetet e organizuara nga punonjësit e MGM Resorts dhe të aprovuar nga bordi i drejtorëve të Fondacionit për të përfituar organizatat bamirëse të kualifikuara. Fondacioni i Grantit të Urgjencave të Punonjësve dhe Fondi i Mbështetjes Mjekësore për Fëmijët u organizua posaçërisht për të mundësuar punonjësit e MGM Resorts që të ofrojnë ndihmë emergjente, në vështirësi dhe rast katastrofe për punonjësit e tjerë dhe familjet e tyre. Për më tepër, që nga viti 2012, Fondacioni ka qenë sponsori prezantues i Konferencës për Udhëheqjen e Grave, konferenca kryesore e grave në rajonin perëndimor të ShBA-së. /Telegrafi/

Related posts

Spanjë, gjendja e jashtëzakonshme vazhdon deri më 11 prill

admin

SHBA, mbi 216 mijë të infektuar me koronavirus

admin

Kina dhe India tërheqin forcat nga pjesa kontestuese e kufirit

admin

Indi: Burgim i përjetshëm për infektim të qëllimshëm me koronavirus

admin

Madonna: Koronavirusit nuk i intereson a je i pasur

admin

Erdogan: Nëse Siri vazhdon të shkel marrëveshjen, do të paguajë çmim dhe do të ketë humbje të rënda

admin