BDI: Ne jemi NATO, faleminderit Amerikës dhe 28 aleatëve

Bashkimi Demokratik për Integrim uron të gjithë qytetarët për anëtarësimin e plotë të vendit tonë në NATO pas përfundimit të të gjitha procedurave të procesit të anëtarësimit.
Arritjet e mëdha brenda kësaj jave kurorëzuan dy dekadat e veprimtarisë tonë kombëtare dhe politike, tashmë jemi anëtar fuqiplotë dhe i barabartë i NATOsë dhe kemi nisur negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Të nderuar qytetarë, Bashkimit Demokratik për Integrim është garantues i marrëveshjes së Ohrit, marrëveshjes së Prespës dhe të fqinjësisë së mirë. Nuk do të lejojmë kthim prapa.
Vërtetë, proceset e barazisë dhe të integrimit u vonuan, por më në fund u realizuan për tu bërë të përhershme.
Të gjitha të arriturat janë meritë e qytetarëve të vendit tonë.
BDI i shpreh mirënjohje Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe 28 vendeve aleate për përkrahjen e anëtarësimit tonë në NATO dhe vlerëson që ky është sukses i përbashkët i të gjithë neve.
E ardhmja e sigurt është përcaktim i qytetarëve dhe obligim i joni.

Related posts

Karantina shtetërore zgjerohet në Shkup dhe në Kodër të Diellit

admin

Komunikacioni i matur dhe kryesisht nëpër rrugë të thata

admin

Aksident hekurudhor afër Velesit, lëndohet rëndë një i mitur

admin

Zaev: Gjendja e jashtëzakonshme e domosdoshme që më lehtë të përballemi me koronavirusin

admin

19 vjet nga fillimi i luftës në Maqedoni

admin

Filipçe: Prej sot jam në izolim shtëpiak, Ministria vazhdon punën

admin