3 raste të reja me koronavirus në Kosovë, gjithsej 94

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka konifrmuar edhe tri raste të reja me koronavirusin e ri.

“Rastet pozitive janë raste kontakti, dy prej të cilave me vendbanim në Prishtinë dhe një me vendbanim në fshatin Kijevë-Malishevë”, thuhet në njoftim.

Më herët ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, u bëri thirrje qytetarëve të mos dalin nga shtëpitë dhe të ndjekin rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Në një konferencë për media të mbajtur në Prishtinë, Vitia tha se qytetarët në këtë mënyrë ndihmojnë edhe personelin shëndetësor në parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Nga data 08.02.2020 deri më sot, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.082 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej 94 raste me një rast të vdekjes i një të moshuari 82-vjeç.

Related posts

PD-ja në Shqipëri bëhet gati për zgjedhjet, Basha fillon fushatën elektorale

admin

Osmani: Shpresoj që BE-ja ta dëgjojë thirrjen tonë të zëshme për vizat

admin

Ja çfarë i ka shkruar mbrëmë Albin Kurti, Hashim Thaçit

admin

‘100 zogjtë e pulave kundër 1 LUANI’ , futbollisti i njohur del hapur në përkrahje të Albin Kurtit

admin

Shqiptari pështyn 14 policë grekë, të gjithë futen në karantinë

admin

Arrestohen 10 persona, thyen rregullat e lëvizjes në kohë pandemie

admin