Vuhan fillon të dalë nga izolimi

Qyteti i Kinës Vuhan, ku koronavirusi është shfaqur për herë të parë në fund të vitit të kaluar, është rihapur pjesërisht, pas më shumë se dy muaj në izolim.

Njerëzit tani lejohen të hyjnë në Vuhan, por jo të dalin. Qyteti i provincës Hubei, me 11 milionë banorë, është izoluar në janar.

Media shtetërore e Kinës ka publikuar fotografi të një treni pasagjerësh, duke arritur në Vuhan pas mesnatës.
Pjesa më e madhe e rrjetit të metrosë së Vuhanit është rihapur po ashtu, ndërsa disa qendra tregtare do të rinisin punën javën e ardhshme.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins në SHBA, 3,299 njerëz kanë vdekur në Hubei pas diagnostimit me koronavirus.

Related posts

Propaganda Ruse kundër Evropës ne kohën e virusit Corona

admin

Çifti që u njoh dhe martua gjatë karantinës

admin

OBSH: Vigjilencë ekstreme gjatë daljes nga kufizimet

admin

Virusi korona mbyll 30 qytete të mëdha në Turqi

admin

​Lajçak diskuton me Vuçiqin për dialogun Kosovë-Serbi

admin

Skuadra daneze do sjell më afër ndeshjet tek spektatorët

admin