Tetovë, kolona të gjata para sporteleve të institucioneve të ndryshme

As virusi korona nuk mund të mënjanojë rrëmujën që krijohet para Postës së Tetovës, bankave dhe zyrave të operatorëve celularë! Pamjet që do të ndiqni janë përditshmëri, megjithë thirrjet e vazhdueshme të institucioneve për distancë sociale.

Pjesa dërmuese e njerëzve që presin para institucioneve, përveç se nuk mbajnë maska, edhe ironizojnë me pasojat që mund të shkaktojë virusi korona, edhe pse mjekët dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftojnë se ky virus shkakton vdekjen dhe është fatal për disa kategori të popullatës.

“Po duhet ti mbamë po nuk është aq e madhe. E zmadhojnë kot e kot punën, nuk është bash ashtu. Përse ta mbaj, nuk kam asnjë problem unë dhe nuk besoj se është diçka kjo, kjo është vetëm panik”.

Por për dallim nga personat e këtillë, ka edhe të tjerë që ankohen nga ata që nuk maska dhe ndjehen të rrezikuar.

“Unë për vete e respektoj shumë dhe dua që çdo njëri ta respektoje. Duhet ti mbaje secili, duhet se kjo është një gjë që edhe nuk kushton shumë por edhe kujdes për vetveten që ta ruajnë shëndetin”.

“Zakonisht e mbaj po ja sot se kam me vete, më falni”.

Si pasojë e mos respektimit të apeleve të shumta të institucioneve, Sektori i Punëve të brendshme të Tetovës, do të marrë masa të reja më të rrepta për respektimin e rregullave para institucioneve të ndryshme, me qëllim që të respektohet largësia mes njerëzve prej 1 metër e gjysmë.

Sektori për punë të brendshme Tetovë ka përgatitur plan me të cilin do ballafaqohemi me këtë problematikë, kështu që do ndërmerren edhe masa rigoroze, pra parashtresa adekuate në bazë të Kodit penal të vendit, dhe nuk do ketë lëshim për asnjë kategori si për të miturit edhe për personat e moshës së tretë, pensionistët -tha Fatmir Rexhepi. Zëdhënës i SPB Tetovë.

Numri i të izoluarve në Tetovë, ka arritur në 500, ndërsa 26 që janë në izolim me urdhëresë të Inspektoratit për shëndet dhe sanitari. Ndryshe, gjatë natës në Pollog orën policore e kanë shkelur gjithsej 19 persona, 15 në Tetovë dhe katër në Gostivar, nga të cilët tre të mitur, ndërsa janë evidentuar edhe katër lokale hoteliere duke dhënë shërbime. Me urdhër të inspektoratit janë mbyllur dhe ndaj pronarëve do ngritën padi.

Related posts

Koronavirusi në Maqedoni, për 74% më pak qytetarë në kafene dhe restorante

admin

Edhe 29 raste të reja me koronavirus në Maqedoni, numri i përgjithshëm 114

admin

Emrat e zv/ministrave, më së voni të martën

admin

Kodra e diellit dhe Mavrova zgjohen te mbuluar nga bora

admin

Virusi korona, Pendarovski: Të hënën mblidhet Këshilli i Sigurimit

admin

Detektor: Në Maqedoni pritet të infektohen mbi 40% e popullatës

admin