Shqiptari nga Maqedonia që jeton në Gjenevë zbuloi kamerën që detekton njerzit e prekur nga Korona

Ndërmarrja Mirtechologie SA me seli në Gjenevë ditë e sa vije po arrin suksese në fushën e inovaconit. Suksesi i radhës ishte këtyre ditëve me rastin e zbulimit te kamerës detektuese për njerëzit e prekur nga Koronavirusi, përmes sistemit te inteligjencës artificiale termike.

Pronar Mirtechologie SA është Hamëz Jashari nga Maqedonia, djali i biznesmenit të njohur shqiptar Zaim Jashari.

Jashari në bashkëpunim me Dr. Rabi Sofian, me filialet e tija në Londër dhe në Barcelonë e cila organizatë tubon mbi 200 punëtorë në mesin e tyre edhe akademik dhe eksperte ndërkombëtar në fushën e robotikës dhe inxhinierisë me vizion termik kanë lëshuar në përdorim kamerën e porsazbuluar detektuese të viruseve mbi trupin e njeriut, përmes sistemit të inteligjencës artificiale termike.
“Është kjo një kamerë e sofistikuar në botë për gjeneratën numër 5 të vizionit termik dhe detektimin e personave që janë bartës të koronavirusit në turmë njerëzish në një largësi mbi 300 m. largësi dhe 400 m. gjerësi…”, shpjegon fillimisht për gazetën “Bota sot”, profesori zviceran dr. Rabi Sofian.

Mësohet se deri tash mbi 3000 aparate janë shitur dhe janë instaluar nëpër qendra Komerciale, Aeroporte, Farmaci, ndërtesa Administrative apo institucione dhe objekte tjera publike në Evropë dhe vendet tjera botërore. Kërkesa kanë nga shumë vende dhe institucione.

“Kjo teknologji e Kamera e imazhit termik që e transmeton MIRTechnologies S.A. karakterizohet me lexim preciz dhe të pandërprerë në një preson apo disa persona, në mas në hyrje të njeë objekti qoftë private apo inistuicional”, shpjegon në vazhdim pronari Hamëz Jashari.

Sipas tij, “duke përdorur një algoritëm të përpunimit të imazhit me precizon të lartë, përdoruesi mund të masë temperaturën e trupit të disa njerëzve menjëherë në kohë reale. Ndizet një alarm nëse zbulon një temperaturë mbi normale. Sistemi funksionon automatikisht për të zbuluar njerëzit në një turmë në rrezik nga ethe.”

Kombinimi i sistemit bën që kontrollet hyrja në vendet publike të mbyllura plotësisht për njerëzit që janë në rrezik të kenë ethe trupi, simptome pozitiv te kronavirusit. Kamera në fjalë zbulon shumë njerëz në të njëjtën kohë më pak se 1 sekondë, nëse sinjalizon me zë janë të prekur nga koronavirusi.

Related posts

Zelanda e Re ul pagat për 20 për qind për 6 muajt e ardhshëm

admin

Netanyahu karantinohet sërish

admin

Regjistrimi në shkollat e mesme, afati i tretë më 29 qershor

admin

Zgjedhjet, 31.107 fletëvotime të pavlefshme

admin

Bekteshi: Ka interesim të madh për shfrytëzimin e masave ekonomike

admin

Covid-19, përkeqësohet gjendja në Amerikën Latine

admin