Regjistrohen 22 raste të reja me Korona, numri arrinë në 241, konfirmohet vdekja e pacientes nga Struga

Shkup, 28 mars – Brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar 22 raste të reja me koronavirus në vendin tonë. 

9 janë regjistruar në Shkup, 3 në Kumanovë, 3 në Strugë, 2 në Tetovë, 2 në Dibër, 2 në Prilep dhe 1 në Manastir.

Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një paciente e moshës 66 vjeçare e rrethinës së Strugës. 

Tashmë e ndjera dhe bashkëshorti i saj janë diagnostifikuar me koronavirus gjatë natës së mbrëmshme.

Pacientja kishte sëmundje të zemrës dhe sëmundje kronike të mushkërive, bëjnë të ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Related posts

Zgjedhjet, nën masa parandaluese ndaj virusit

admin

Memeti: Me rëndësi detajet për rastet pozitive (VIDEO

admin

E premtja dite jo punë për besimtarët ortodoks, e hëna për të gjithë

admin

Akuzat e VMRO-së, Shekeriska: Turpi nuk mbulohet me gënjeshtra

admin

Filipçe: Në funksion edhe dy laboratorë për testim

admin

Virusi korona, 11 padi kundërvajtëse për shkelësit e masave

admin