RASTI I FUNDIT ME KORONAVIRUS NGA PODUJEVA – KISHTE ARDHUR PARA DY JAVE NGA ITALIA

Dy raste të reja me koronavirus janë shënuar sot në Kosovës, duke bërë që numri i personave të prekur me koronavirus të shkojë në 90.

Sipas IKSHP-së, Rastet pozitive janë raste kontakti, një me vendbanim në Podujevë dhe tjetri në Prishtinë, shkruan Insajderi.

“Po është një femër 31 vjecare, e lagjes së “Rudarve”, përkatësisht rruga “Ali Ajeti”,  gjendja e saj është stabile. Është infektuar me rast të kontaktit”, ka thënë Rudari për Insajderin.

31 vjecarja kishte dy javë që kishte ardh nga Italia, vend ky që tashmë është bërë vatra e koronavirusit.

Epidemiologia e QKMF-së në Podujeva, Bedrie Rama ka treguar për Insajderin se nga kjo familje janë testuar 7 anëtarë, ku gjashtë prej tyre kanë rezultuar negativ dhe vetëm 31 vjecarja ka dalur pozitiv.

Rasti nga Podujeva është një femër 31 vjecare e lagjes së “Rudarëve”. Kështu ka bërë të ditur për Insajderin, nënkryetari i Podujevës, Nexhmi Rudari.

Sipas, Ramës gjendja e saj është stabil, dhe gjendet në vetëizolim për shkak se nuk ka simpoma të rënda.

“Po sot kemi një rast pozitiv nga Podujeva, e njëjta para dy jave ka ardhur prej Italisë, ndërsa shtatë anëtar të kësja janë bërë teste dhe gjashtë prej tyre kanë rezultuar negativ vetëm 31 vjecarja ka rezultuar pozitiv. E njëjta është në shtëpi në vetëzizomile pasi nuk ka simptoma”, ka thënë Rama për Insajderi.


Related posts

Kurti: Rrëzimi i qeverisë ishte një plan, s’pendohem për shkarkimin e Veliut

admin

Kosova lehtëson edhe më tej masat kundër koronavirusit

admin

Shqipëri, Kuvendi interpelancë me ministrin e Brendshëm

admin

Haxhiu mirëpret vendimin e Gjykatës Themelores për procesin e noterisë

admin

IDRIZ BAJRAMI KA NEVOJË PËR NDIHMË URGJENTE

admin

Në linjën e parë të frontit kundër virusit korona, RMV-ja ka në dispozicion mbi 50 mijë persona

admin