Qeveria e Maqedonisë: Karantinat shtetërore janë të sigurta

Qeveria ju bën të ditur qytetarëve se të gjitha masat që janë ndërmarrë për shtetasit e Maqedonisë që ishin në vendet e huaja janë me standarde më të larta shëndetësore.

Prej 2.104 shtretër në 19 objekte në gjithë territorin e shtetit, 1.082 shtretër tashmë përdoren nga qytetarët që ndodhen në karantinë shtetërore, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Qytetarët q ndodhen tek objektet në karantinë shtetërore s’janë rrezik për asnjë, objektet i siguron policia dhe ushtria. Asnjë qytetar që ndodhet në karantinë shtetërore për 14 ditë nuk guxon ta lëshojë dhomën e tij e as objektin, ndërsa çdo kat në objekt kontrollohet dhe sigurohet rreptësisht nga policia dhe ushtria”, shprehen nga Qeveria.

Ata shtojnë se secilit prej tyre i është bërë pyetësor dhe se nuk ka nevojë për panik./Telegrafi/

Related posts

Karaxhovski: Kemi propozuar karantinë në orën 22:00 për të evituar grupimet

admin

MPB: 805 shkelje për mos-mbajtje të maskës mbrojtëse

admin

Kovid-19, tre viktima dhe 18 raste të reja

admin

Shërohen 42 pacient me koronavirus në vendin tonë

admin

22 raste të reja me koronavirus në Maqedoni

admin

Covid-19, mjekët e infektuar apel për mbrojtje

admin