Pështyu në karrocat e ushqimeve, i infektuari me koronavirus në Arabi mund të dënohet me vdekje

Një burrë i arrestuar pasi kishte pështyrë në karrocat e ushqimeve dhe dyert e një qendre tregtare në Arabinë Saudite mund të dënohet me vdekje pasi doli pozitiv me koronavirus.
Ngjarja ka ndodhur në provincën Hail. Siç publikon “Daily Mail”, personi u testua pas arrestimit dhe doli pozitiv me COVID-19. Autoritetet i kërkuan çdo personi që kishte qenë në qendrën tregtare që të kryente testin për koronavirus.
Zyrtarët sauditë thanë se i arrestuari mund të dënohet edhe me vdekje pasi “është e qartë se ai e dinte që kishte temperaturë dhe kollë kur kreu veprimin, që kishte për qëllim që të vriste persona të tjerë”.
Arabia Saudite numëron 1012 raste me koronavirus dhe 3 viktima deri tani.

Related posts

Trump: Media po më trajton më keq se Linkolnin

admin

Gjermania me plan–ndalesë për qytetarët që nuk janë nga BE-ja deri më 31 gusht

admin

SHBA, 53 mijë viktima nga COVID-19, 2 494 në 24 orët e fundit

admin

Austria lehtëson izolimin, disa biznese rihapen

admin

Kim Kardashian në ndihmë të të prekurve nga koronavirusi

admin

Madonna: Koronavirusit nuk i intereson a je i pasur

admin