Me fluturim special qytetarët të cilët kanë mbetur në Slloveni kthehen në Maqedoninë e Veriut

Me fluturim special të kompanisë Viz Er , rreth 130 qytetarë tanë të cilët ishin në Slloveni kthehen në vend në Maqedoninë e Veriut.

Siç lajmëroi korrespondenti i MEDIAL-s nga Lubjana, aeroplani paradite fluturoi nga aeroporti Bernik, ndërsa në të ishin ata të cilët për shkak të epidemisë së koronavirusit dëshironin të kthehen në vend.

Të gjithë ata paraprakisht janë pajtuar se do të qëndrojnë 15 ditë në karantinë shtetërore.

Në organizim të fluturimit morën pjesë Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ambasada e Maqedonisë së Veriut në Slloveni përfaqësuesit e të cilave personalisht i dërguan qytetarët tanë deri në aeroport.

Related posts

Masat e reja ekonomike, në shumë sektorë paga do të bie në minimale

admin

Filipçe: Spital mobil me 130 krevate në afërsi të Klinikës Infektive

admin

Shkup, nis qarkullimi provë i autobusëve të rinj

admin

Filipçe: Lehtësimi i masave kufizuese varet nga rastet e reja me Covid-19

admin

Deskoska: T’i tejkalojmë rreziqet nga epidemia dhe me sukses t’i implementojmë reformat në gjyqësi

admin

Koronavirusi, 53 të infektuar dhe asnjë i vdekur

admin