ALBIN KURTI EMËRON NË BORDIN E QKUK-SË NJERIUN E AFËRT TË TIJ DHE TË ARBEN VITISË

Mirsad Shkreta, dikur kandidat për deputet, tash këshilltar i Ministrit të Shëndetësisë, anëtar dhe përkrahës i Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes, është emëruar anëtar i Bordit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Vendimi është marrë të premten në mbledhjen e 17-të të Qeverisë së Kosovës.

Qeveria në dorëheqje e ka shkarkuar Bordin e QKUK’së dhe menjëherë e ka emëruar të riun. Aty e kanë sistemuar edhe një përkrahës të Albin Kurtit dhe anëtar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Mirsad Shkreta, aktualisht Këshilltar Arben Vitisë, është deleguar në Bord si përfaqësues i Ministrisë së Shëndetësisë.

Shkreta kishte dështuar të bëhej deputet i Parlamentit më 2017 kur kishte marrë vetëm 3 mijë e 387 vota më 2017.

I njëjti dikur ishte pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës. Shkreta mbahet mend për voton e vetme kundër zgjedhjes së Hashim Thaçit, për kryetar të PDK-së.


Related posts

Mblidhe Kryesia e Kuvendit, procedohet projektligji për luftimin e COVID-19

admin

Dy raste të reja me virusin Covid-19 në Kosovë, numri i të infektuarve shkon në 33

admin

Kosovë, 49 raste të reja me koronavirus

admin

Bashkia e Tiranës dezinfekton tregjet publike në kryeqytet

admin

Blerona e Visari e ‘marin malin’ në ditën e 8 të karantinës

admin

“Shëndeti është bekimi më i madh i njerëzimit”

admin