Agnelli: Klubet po përballen me ekzistencë, gjendja më e rëndë prej se ekziston futbolli

Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli ka thënë se klubet evropiane përballen me një kërcënim të vërtetë ekzistencial nga pandemia e coronavirusit.

Sezoni i futbollit evropian 2019-20 mbetet i pezulluar pasi vendet janë mbyllur në luftë ndaj përhapjes së COVID-19.

nde nuk ka asnjë vendim për të ardhmen e futbollit dhe Agnelli si drejtuesi i Shoqatës së Klubeve Evropiane – e pranon se kjo është “sfida më e madhe” për lojën e futbollit deri më tani.

“Ne të gjithë jemi drejtues të futbollit dhe jemi përgjegjës për mirëqenien dhe qëndrueshmërinë e klubeve që ne menaxhojmë, të cilat përballen me një kërcënim real ekzistencial”.

“Ndërsa futbolli tani është në gjendje të ndaluar, janë ndalur edhe rrjedhat tona të të ardhurave nga të cilat ne jemi të varur të paguajmë lojtarët, stafin dhe kostot e tjera të operimit”.

“Askush nuk është imun dhe koha është thelbësore. Përmbushja e shqetësimeve tona do të jetë sfida më e madhe që loja dhe industria jonë është përballur ndonjëherë”.

“Diskutimet janë shumë aktive në lidhje me atë që qasja ndaj licencimit të UEFA-s dhe kornizës së FFP-së duhet të jetë në linjë me krizën aktuale”, citohet të ketë thuhet nga ai në një letër të parë nga Reuters.

Klubet do të kërkojnë që të mos ketë kritere të ashpra për licencim dhe rritje të deficitit prej 30 milionë euro që parashihet me FFP. /Telegrafi/

Related posts

Van Dijk: Do të fitojmë titullin edhe pa praninë e tifozëve, triumfi shkon për ta

admin

Xhejms, humb 7 mln dollarë për shkak të “Covid 19”

admin

Dhjetë fanellat më të vlefshme të futbollit klasik: Nga ajo e Barçës 1992 deri te ato legjendare të Liverpoolit, Juves, Interit e Man Utd

admin

Nga Ballack deri te Higuain: 10 humbësit më të mëdhenj në histori të futbollit

admin

Moto GP, anulohet gara në “Muxhello” të Italisë

admin

Verderi ende beson te Milot Rashica

admin