Viktima e 9 në Shqipëri, vdes 52-vjeçarja e prekur nga koronavirusi

Mbrëmjen e sotme ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv të Tiranës një paciente 52-vjeçare nga Vlora, e konfirmuar me COVID-19.

52-vjeçarja ishte e shtruar prej katër ditësh në spitalin infektiv në QSUT, ndërsa dy ditët e fundit gjendja e saj ishte rënduar dhe po trajtohej në terapi intensive. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, pacientja që vuante nga hipertensioni, nuk arriti të mbijetojë.

E ndjera nga Vlora është viktima e nëntë e prekur nga COVID-19 në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit dhe apelon qytetarët të respektojnë me shumë rigorozitet rregullat e izolimit dhe distancimit social si dhe të telefonojnë urgjencën kombëtare në numrin 127 në rast se kanë shenja të sëmundjes.

Related posts

Greqia rihap dyert për turistët më 1 qershor

admin

“KURTI DO TË NA BJERË NË DY GJUNJË MUA E DAUTIT”

admin

Gjysmë e zhveshur, Ava Max merr vëmendjen me fotografinë e fundit

admin

Afro 100 mijë qytetarë u rrezikuan sot të infektohen me koronavirus

admin

20 raste të reja në Shqipëri me Covid-19

admin

Deputeti i Kuvendit, infektohet me koronavirus

admin