Si t’i japësh fund një takimi të keq virtual?

Nëse disa javë më parë mund të mbyllje bisedën virtuale me dikë që nuk “të ngjiste” dhe aq, thjesht duke i thënë se po të pret shoqja e ngushtë për të dalë, sot gjërat janë ndryshe. Nuk ke më asnjë justifikim për t’ju larguar nga chat-i atij/asaj me të cilën po njihesh, kështu që, është koha për t’u bërë krijues.

S’ka asgjë të keqe nëse ndodh që takimet virtuale të mos shkojnë mirë. Nëse nuk ndjen kimi që kur e sheh në Face Time apo shakatë e tij/saj s’të bëjnë dhe aq për të qeshur, s’je vetëm. Si të largohesh duke qenë e sjellshme në të njëjtën kohë?

Kushtoji vëmendje ndjesisë tënde dhe vepro! Në fund të ditës kujto që gjëja më e mirë është të jesh e ndershme me veten dhe rrjedhimisht me të tjerët.

Një takim virtual mund ta përfundosh edhe me elegancë! “Ishte kënaqësi të flisja me ty, por tani më duhet të largohem!”

Kjo përshembull është një mënyrë e lezetshme për t’i lënë të kuptojnë se interesi yt s’shkon më larg.  Mos e stresoni veten duke i rreshtuar qindra justifikime. Nëse doni të shkoni, falenderojeni për kohën dhe mirupafshim!

Në rast se ata ngulmojnë për një tjetër takim virtual meqë ndodhemi në kushtet e distancimit social, është koha për t’u treguar i ndershëm. S’ka asnjë arsye për të mos u ndjerë rehat.

Related posts

Lajm i mirë për fansat e Taynës, sot apo nesër videoklipi i ri?

admin

Çfarë thotë për ty kafeja që bën në shtëpi?

admin

Ledri Vula dhe Sara Hoxha nuk fshihen më/foto

admin

Shpat Kasapi ka ditëlindjen, çka i urojnë VIP-at?

admin

15 mendimet pozitive që ju ndihmojnë të tërhiqni prosperitetin në jetën tuaj

admin

Madonna: Koronavirusit nuk i intereson a je i pasur

admin