Nuhiu për orën policore: I kënaqur me ndërgjegjësimin e qytetarëve

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme Agim Nuhiu, në një prononcim për TVM2 shprehet i kënaqur nga zhvillimi i orëve policore gjatë orëve të mbrëmjes.

Sipas tij, në masë të madhe ora policore po respektohet, por thekson se ka edhe qytetarë të pandërgjegjshëm që nuk respektojnë rekomandimet e autoriteteve.

‘Gjeneralisht respektohet ora policore si masë e re për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve. Do dua të them se një numër i caktuar i qytetarëve edhe nuk e respektojnë. Ne kemi shënuar diku te 300 raste të shkeljes së orës policore, kryesisht të grupmoshave mesatare. Megjithatë ka një kulturë, ka një qytetari për respektim të masave dhe protokolleve të qeverisë për përballje me virusin Covid-19”, deklaroi Agim Nuhiu.

Ndryshe, mbrëmë gjatë orës policore janë regjistruar 107 shkelje nga qytetarët.

Related posts

“Ujësjellësi dhe kanalizimi” – Shkup nuk do t’i lexojë matësit e ujit të cilat gjenden brenda në objektet dhe nuk do të bëjnë shkyçje për shkak të faturave të papaguara

admin

Rëndohet bilanci në Kumanovë, një viktimë dhe 21 raste të reja me COVID 19 në 24 orët e fundit

admin

Qyteti turistik i Ohrit, dy muaj pa shërbime hotelierike

admin

Ora policore, të punësuarit në fabrika me leje të posaçme

admin

Havziu: Inspektorati nuk ka shkop magjik për rikthimin e njerëzve në punë

admin

Kriza ekonomike, qeveria pritet të huazon 570 milion euro

admin