Ministri i Financave të Kosovës, propozon pako prej 170 milionë eurove për të ndihmuar bizneset

Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve së Kosovës, Besnik Bislimi ka propozuar një pako për emergjencë fiskale.

Bislimi ka propozuar 41 milionë euro për paga, 12 milionë euro për qiratë për dy muaj dhe 20 milionë për likuiditet të kompanive.

Ministri Bislimi tha se masat e Qeverisë edhe në aktivitetin ekonomik janë reflektuar me një automatizëm edhe te të hyrat doganore dhe tatimore nga 7.5 deri në 12.5% dhe se mund të ketë 200 milionë euro më pak të hyra.

Ndër 13 pikat e prezantuara, Bislimi ka thënë se Qeveria do t’i kompensojë kompanitë për pagat, të cilat ka propozuar të jenë në masën e pagës minimale prej 170 euro.

“Mbulimin e shpenzimeve për paga për ata që janë afektuar në masën e pagës minimale prej 170 euro për dy muaj në vijim, maksimumi i mjeteve të alokuara në këtë masë janë 41 milionë euro. Subvencionimin e qirasë deri në maksimumin e masës deri në 50% për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme për dy muajt e ardhshëm. Për punëtorët e ndikuar nga pika 1, që marrin atë pagën shtesë nga qeveria prej 170, qeveria merr përsipër edhe mbulimin e kontributeve pensionale për dy muajt e ardhshëm. Shuma e përgjithshme e kësaj pako është 170.6 milionë euro”, theksoi Bislimi.

Ai po ashtu theksoi se mjekët, policët, dhe zjarrfikësit do të shpërblehen me nga 300 euro për dy muaj.

“Stafi mjekësor, policëve dhe zjarrfikësve. Qeveria e Republikës së Kosovës në bazë të këtij propozimi për këto kategori të nëpunësve publikë do të ndante një shpërblim shtesë në masën fikse prej 300 eurove për secilin në dy muajt në vijim. Pa marrë parasysh nivelin e pagës, gradës secili përfiton prej 300 euro për dy muaj në vijim”, thekson Bislimi.

Related posts

Realizohet fluturimi i parë në Aeroportin e Prishtinës pas 3 muaj ndërprerje

admin

Shpresë nga Spitali Infektiv, pacienti i shëruar nga CoVid-19 niset drejtë shtëpisë

admin

Nëse ju largojnë nga puna, ja sa muaj do t’iu paguaj Qeveria e Kosovës

admin

Shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore në Shqipëri

admin

Greqia pezullon fluturimet deri më 15 maj

admin

Një vajzë e re me COVID-19 del me sukses nga operacioni në Shqipëri

admin