Kurti: E kam takuar dy herë Grenellin dhe në dy takimet e kam shikuar në sy, por s’i kam thënë që do ta heq tarifën 100 %

Kryeministri në detyrë Albin Kurti përmes një postimi të bërë në Facebook i është kundërpërgjigjur emisarit Grenell.

Kurti ka thënë është takuar dy herë me ambasadorin amerikan Grenell, e që në të dyja takimet e ka shikuar atë në sy, por nuk i ka thënë që do ta heqim taksën plotësisht pa reciprocitet.

Ky është postimi i plotë i Kurtit:

Me ambasadorin amerikan në Berlin, z. Richard Grenell, jam takuar dy herë. Takimi i parë ishte më 9 tetor 2019, në ora 13:45, në Ambasadën e ShBA-ve në Prishtinë. Takimi i dytë ishte më 23 janar 2020, në ora 10:30, në selinë qendrore të LVV. Në takimin e parë me mua ishte z. Glauk Konjufca. Në takimin e dytë me mua ishin z. Glauk Konjufca dhe znj. Fitore Pacolli-Dalipi. Të dy herët, z. Grenell e kam shikuar në sy. Por, asnjëherë nuk i kam thënë që do ta heqim tarifën 100% pa reciprocitet. Është për t’u përshëndetur dhe inkurajues deklarimi i qartë i sotëm i Ambasadorit Grenell kundër planeve për shkëmbim territorial.

Related posts

Serbia heq gjendjen e jashtëzakonshme

admin

6 deputetë të Zvicrës i kërkojnë LDK-së ta tërheqë mocionin ndaj Qeverisë

admin

Pompeo siguron Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore: ShBA-ja mbetet partneri juaj në çdo hap të rrugës

admin

Gjobitet Lulzim Basha, theu rregullat e koronavirusit

admin

Hoti prezanton kornizën e dialogut Kosovë–Serbi

admin

Mocioni i mosbesimit, Hyseni: Nuk besoj se Vjosa Osmani s’do ta bëjë atë që e thotë Kushtetuta

admin