“KURTI DO TË NA BJERË NË DY GJUNJË MUA E DAUTIT”

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, parashikon se kreu i Lëvizjes Vetëvendosje do t’i “bie në gjunjë” atij dhe AAK-së për bashkëpunim në të ardhmen.

Në një intervistë për Insajderin, Haradinaj ka deklaruar se Kurti do t’i kërkojë bashkëpunim AAK-së, ashtu siç i kishte kërkuar Isa Mustafës dhe LDK-së pas zgjedhjeve të 6 tetorit.

“E di që Kurti ka me ardhë në dy gjunjët me lyp bashkëpunim me Dautin e me Ramushin, ashtu siç i ka rënë Isa Mustafës të cilin e pritke në katund e dikur i thoshte njeri i Rrahman Morinës”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se përgjigja e AAK-së ndaj Kurtit mund të jetë ndryshe prej asaj të Mustafës.

“Mirëpo ne ndoshta nuk jemi aq shpirt të mirë sikurse profa, i themi ‘jo, sepse nuk je i qëndrueshme’”. /Insajderi.com


Related posts

Kosovë, shkon në 135 numri i të prekurve me COVID-19

admin

Gjykata Kushtetuese në Kosovë do ta shqyrtojë me urgjencë çështjen e dekretit të presidentit

admin

THAÇI PAS TËRMETIT: POPULLI I KOSOVËS SOLIDARIZOHET ME POPULLIN MIK KROAT

admin

“Ujë e gaz lotsjellës kundër shkelësve tradhtarë”, Rama paralajmëron qytetarët e pabindur: Do ta pësoni keq, por merrni në qafë popullin

admin

Shkon në 20 numri i viktimave nga Kovid-19 në Shqipëri

admin

Prishtina futet në karantinë

admin