Kthehen 118 shtetas nga Mallta, pritet kthimi të tjerëve nga Kroacia

Ministria për punë të jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut njofton se sot është organizuar kthimi i 118 shtetasve tanë nga Malta, derisa në orët e pasdites pritet kthimi edhe i shtetasve tanë nga Kroacia.

Kthimi i shtetasve është bërë me avio-kompaninë Wizzair, e cila në thirrjen publike ka ofruar çmimin më të lirë. Nga MPJ përkujtojnë qytetarët se harxhimet për transportin e tyre duhet t’i shlyejnë vetë, derisa për vendosjen në karantinën shtetërore harxhimet i paguan shteti.

Nga Ministria e Jashtme gjithashtu njoftojnë se në frymën e solidaritetit dhe bashkëpunimit të mirë rajonal gjatë këtyre fluturimeve do të merren edhe 9 shtetas të huaj, 4 nga Kroacia, 4 nga Mali i Zi dhe një nga Kosova.

Related posts

Trump paralajmëron për rritje të numrit të viktimave nga KOVID-19

admin

73 të vdekur nga koronavirusi për 24 orë në Turqi

admin

​Michel: BE ka nevojë për qendër krize në nivelin e Bashkimit

admin

SHBA, koronavirusi godet shumë më rëndë pakicat

admin

Qeveria australiane u kërkon punëtorëve të huaj të largohen nga vendi

admin

Ulen ndjeshëm kërkesat për azil në BE

admin