Infektohet me koronavirus i punësuari në Klinikën e Kardiologjisë

Një i punësuar në Klinikën e Kardiologjisë në Shkup është infektuar me koronavirus, sipas burimeve të  emisionit 360 shkallë në Alsat. Bëhet fjalë për teknik, i cili është i punësuar në repartin e rëntgenit. I infektuari është paraqitur në punë edhe pse është dashur të vetizolohet.

Tekniku i rëntgenit është testuar ndërsa mëngjesin e sotëm ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Siç theksojnë burimet e njëjta, i gjithë personeli mjekësor i Klinikës së Kardiologjisë tani po i nënshtrohet testimit, ndërsa është dezinfektuar plotësisht salla ku ka punuar tekniku.

Related posts

Dy viktima nga dhuna në familje gjatë pandemisë, rastet nuk raportohen

admin

Arsllani: Analizë e detajuar për pacientin 0

admin

Zv.ministri Nuhiu: Do të respektohen protokollet anti covid edhe në burgje

admin

Qytetarët nga ora 16:00 në karantinë prej 85 orësh

admin

Policia: Në Saraj dhe Haraçinë kafenetë punojnë me drita të fikura!

admin

BE-ja sot formalisht pritet të vendos për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut

admin