Ilda Bejleri rrëfen stresin që po kalon gjatë izolimit në shtëpi

Përveç luftës së përbashkët me virusin vdekjeprurës Covid-19, shumë prej nesh po përballen gjatë këtyre ditëve me ankth dhe stres për situatën e krijuar.

Pikërisht për këtë, moderatorja Ilda Bejleri ka vendosur të flasë publikisht, duke rrëfyer si po shkon karantina e saj.

Megjithëse është munduar të heqë mendjen dhe të merret me shumë aktivitete, Ilda e ka pasur të pamundur të menaxhojë stresin gjatë këtyre dy javëve.

Moderatorja i bën thirrje të gjithëve të qëndrojnë në shtëpi, për të mbrojtur veten dhe të dashurit e tyre.

“Për mua kanë qenë ditë të vështira. Ankthi është armiku kryesor i njeriut, sidomos në këto momente, përveç koronavirusit. Stresi mbi të gjitha që po kalojmë edhe fakti sikur tavani po të bie mbi kokë, është diçka që duket sikur po të merr frymën.”- shprehet Ilda ndër të tjera.

Related posts

Prindër, e keni gabim nëse fëmijët nuk i angazhoni në punët shtëpiake: Etika e punës është e rëndësishme që nga fëmijëria

admin

Sa paguhen VIP-at për një postim në instagram? Ja kush kryeson listën

admin

Angela Martini “çmend” me pozat e fundit

admin

Ka reaguar Fifi pas shkrimeve se është në një lidhje dashurie

admin

Angela Martini flet për bashkëshortin: Ai është i pafajshëm

admin

‘Selfie’ para pasqyrës, Arta Nitaj duket mahnitëse

admin