Vdes zyrtari i LDK’së

Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar qytetarët se ka ndërruar jetë veprimtari i kësaj partie, Murat Ajeti.

Përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, LDK ka shprehur ngushëllime familjes Ajeti e miqve të tij.

“Me pikëllim të thellë pranuam lajmin për ndarjen nga jeta, të punëtorit e veprimtarit të LDK-së, Murat Ajeti.

Murati ishte familjar, punëtor i zellshëm dhe i dashur për të gjithë ne. Murati gjithashtu ishte një prej luftëtarëve të parë të UÇK-së në Llap, pas luftës çlirimtare, përcjellës i Presidentit Ibrahim Rugova, kurse nga viti 2006 i angazhuar në administratën e LDK-së. Lidhja Demokratike e Kosovës, shpreh ngushëllime familjes Ajeti dhe gjithë miqëve të tij”.

Related posts

Veseli: 100 ditë të qeverisjes, 100 dështime të njëpasnjëshme

admin

Virusi korona, shënohet viktima e 5 në Shqipëri

admin

S’ka turizëm deri në qershor/ Anulohet gjithçka në Korçë dhe Pogradec, të rinjtë apel në rrjetet sociale

admin

Mbërrijnë nga Italia trupat e pajetë të 12 shqiptarëve të vdekur nga koronavirusi

admin

Rama ‘sherr’ me komentuesit: Të ishte Enver Hoxha, të kishin mbyllur në banjo ty!

admin

Koronavirusi, 160 raste në Mal të Zi

admin